Përpara dasmës, Hailey ka vetëm një kërkesë për Justin!

Showbiz

justin dasme
I fejuari i saj, 24-vjeçari Justin Bieber zbuloi përmes një postimi të gjatë romantik që i propozoi dashurisë së jetës së tij. Hailey Baldwin vendosi ta konfirmonte fejesën në Twitter. 21-vjeçarja pranoi se ishte shumë mirënjohëse ndaj Perëndisë dhe nuk kishte fjalë për ta shprehur këtë, pasi gjeti personin e duhur.

hailey twitt
“Nuk jam e sigurt se çfarë kam bërë në jetë për të merituar një lumturi të tillë, por i jam kaq mirënjohëse Zotit që më dha një person të jashtëzakonshëm për të ndarë jetën! Asnjë fjalë nuk mund ta shpreh mirënjohjen time”, shkroi Hailey.

justin menaxher
Ndërsa çifti po shijon lajmin e fejesës që po përhapet përreth botës, duket se Hailey po mendon gjithashtu për dasmën. Ish-menaxheri i tij, Ryan Good, shkroi një koment për të mbështetur rritjen e mustaqeve të këngëtarit.
“Rrit mustaqet për dasmën”, shkroi ai.
“Mos guxo ti japësh këtë ide të çmendur”, iu përgjigj Hailey.