Almeda Abazi gjen sozinë e saj; Një modele turke

Showbiz

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi prej vitesh mbetet një nga vajzat më të komentuara në shoëbizin shqiptar dhe atë turk. Almeda u bë shumë e famshme në Turqi duke aktruar në seriale dhe duke marrë pjesë në emisione të ndryshme. Tani bukuroshja ka ndërtuar familjen e saj në shtetin turk, duke u martuar me aktorin Tolgahan Sayisman dhe vitin e kaluar çifti u bënë prindër të një djali.

Modelja turke Ebru Sam ngjan shumë me Almedën. Ebru ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave turke për lidhjen me aktorin Alp Navruz. Ebru dhe Almeda kanë të njëjtat tipare, megjithëse secila ka veçantinë dhe bukurinë e saj.