Almeda Abazi tregon ndërhyrjen estetike të cilën është penduar që e ka bërë

Showbiz

almedander.jpg

Është apo jo pjesë e ekranit, Almeda Abazi ngjall gjithmonë kureshtjen e publikut. E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, të gjithë janë kurioz mbi kujdesin që ajo tregon ndaj vetes, ndërhyrjeve estetike etj. E pyetur për këtë të fundit, Almeda ka theksuar se shpesh mediet e ekzagjerojnë kur flasin për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.

almeda-abazi-093919KE.jpg
“Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë” – ka thënë ajo.

Aktualisht, Almeda është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër të një djali, emri i të cilit është vendosur Efehan.

 

almeda-abazi-093920FE.jpg