Almeda Abazi tregon si ka ndryshuar jeta e saj që nga momenti që u bë nënë

Showbiz

Almeda Abazi ka dhënë intervistën e parë pas lindjes së djalit të saj Efehan! Ajo tha se lindja dhe mungesa e gjumit janë dy vështirësitë më të mëdha që ka kaluar, por që tani po rregullohen pas gjumit me turne që bën me bashkëshortin Tolga dhe ndihmesës së nënës. Ish-missi nuk e ka nisur ende dietën pas lindjes, pasi rëndësi për të ka ushqimi me gji i djalit të paktën deri në moshën 2-vjeçare.

“Me gji dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në moshën 2-vjeçare. Akoma jo, (s’ka mbajtur regjim) sepse më e rëndësishme për mua momentalisht është të ushqehet Efehan, prandaj nuk kam filluar dietën akoma”.

Po çfarë bën Almeda kur përballet me ndonjë vështirësi?

Megjithatë pavarësisht lodhjes, Almeda dhe Tolga e mendojnë një fëmijë të dytë, veçanërisht kur sheh rrobat e paveshura të Efehan-it:

” Që në muajin e tetë të shtatzënisë kanë nisur blerjet. Por me thënë të drejtën kanë ngelur dhe shumë rroba pa i veshur akoma, sepse rritet shumë shpejt. Tolga bën shpesh shakanë klishe: “i ruajmë për të dytin”, tregon bukuroshja Almeda.