Hazal Kaya rrëfen çfarë nuk fal: “Padrejtësia mbetet fenomeni më i pahijshëm në çdo rrethanë”

Showbiz

Hazall Kaja, e cila aktualisht mbërrin te publiku përmes personazhit kryesor në serialin  “Historia jonë”, që çdo pasdite e ndiqni në Vizion Plus, duket se gëzon një miqësi të mirë me aktoren Selin Şekerci.

Dy emrat e famshëm të kinemasë turke, janë parë së bashku dhe kanë ndalur hapin para gazetarëve, të cilët kanë treguar interes për atë që i bashkonte ato përveç profesionit të përbashkët. Dy aktoret mbështetën shprehjet e njëra–tjetrës, teksa treguan se ky takim nuk kishte asnjë arsye të veçantë, por ishte vetëm një nga takimet e tyre rutinë, ku i bashkonte kafja dhe bisedat për tema të ndryshme. Ato pohuan se edhe më parë kanë ndarë kohë cilësore së bashku.

Gjithashtu Kaja ka treguar se çfarë e mërzit më shumë kur ndal vëmendjen te ekrani. Ajo tregoi se “Padrejtësia” si një fenomen i trajtuar si nga jeta e përditshme e njerëzve, pasqyruar në kronikat televizive e deri te filmat dhe serialet ku edhe ajo vetë mund të jetë pjesë e interpretimit artistik, ngelet ‘padrejtësi’! ”Në çdo rast ky është një fenomen i pahijshëm”, u shpreh aktorja.