Almeda e viziton çdo javë, por Tolgahan-it i mungon çdo ditë e më tepër…

Showbiz

tlgal
Almeda Abazi prej disa javësh është rikthyer në Shqipëri për shkak të angazhimeve të saj në spektaklin ‘Dancing With The Stars’. Por ky largim i bukuroshes shqiptare nga Turqia dhe nga bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman ishte disi i vështirë. Pavarësisht kësaj Almeda ka vendosur që të qëndrojë sa më pranë bashkëshortit të saj.

tsal

Çdo javë pas mbarimit të spektaklit Almeda niset drejt Turiqsë dhe qëndron atje disa ditë. Megjithatë Tolgahan nuk është ‘i kënaqur’ as nga kjo zgjidhje. Ai ka postuar në ‘InstaStory’ një fotografi të Almedës dhe ka shkruar: “Më mungon”. Në fakt Tolgahan dhe Almeda 2 muaj më parë festuan 1-vjetorin e martesës së tyre dhe normalisht një çift i ri e ka të nevojshme të qëndrojë sa më afër njëri-tjetrit.