Dua Lipa tregon frikën e saj më të madhe…

Showbiz

dua katy
Këngëtarja me origjinë shqiptare është kthyer tashmë në një prej këngëtareve më të pëlqyera ndërkombëtare. Angazhimet e saj në koncerte apo rekordet e saj nuk njohin limite. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë përballë koleges së saj, këngëtares Katy Perry. Gjatë intervistës, Dua ka zbuluar se është shumë supersticioze.

dua katy2

“Jam shumë supersticioze. Si fillim para koncerteve ngrohem, duke pirë një çaj. Nëse njerëzit që punojnë me mua janë në një dhomë dhe kanë pije në gota nuk lejohen të bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin. Jo vetëm përpara një koncerti, por gjithmonë. Është ters dhe nuk dua që askush ta bëjë,” ka treguar ajo.