Viktoria dhe David Beckham në krizë, fshijnë tatuazhet dhe ndalojnë udhëtimet…

Showbiz

victoria david

Është thënë se ata po kalonin nëpër një krizë martesore, veçanërisht kohët e fundit. David Beckham ka deklaruar kohë më parë se ndonjëherë po ka vështirësi me bashkëshorten, Victorian. Si dëshmi nga ana e Victorias mund të përmendim faktin që ka zhdukur tërësisht tatuazhin që i kushtoi bashkëshortit të saj, Davidit.

victoria

“Unë i përkas të dashurit tim dhe të dashurit e mi më takojnë mua”, ishte shkrimi në hebraisht, të cilin me krenari dikur e barte pas qafës. Fotografia e fundit tregon se ajo e ka hequr me lazer të gjithë tatuazhin i cili mezi shihej në trupin e saj. Nga ana tjetër, David është ftuar për një udhëtim në hapsirë dhe ndihet shumë entuziast për këtë eksperiencë pavarësisht rreziqeve që ajo ka. Fëmijët e tij gjithashtu janë dakord, por është pikërisht Victoria ajo që e kundërshton me ngulm një gjë të tillë dhe nuk e pranon që ai të shkojë. Nuk e dimë se si do të vijojnë gjërat me çiftin Beckham, të gjithë urojnë ti zgjidhin pasi është një nga çiftet e preferuar që janë veçuar gjithmonë për dashurinë e tyre.

victoriaa