Almeda nuk pret dot: Zbulon pjesë nga klipi 3 ditë përpara publikimit!

Showbiz

abazi maskle

Bukuroshja shqiptare ka treguar prej kohësh tashmë se ka gati këngën e saj të parë. “Alabama”, kënga e krijuar në bashkëpunim me Burak Yeter, do të publikohet zyrtarisht pas tre ditësh. Por, njësoj si fansat, edhe Almeda nuk po i reziston dot pritjes. Ajo ka postuar shpesh herë pamje nga backstage, foto nga klipi, apo trailer. Megjithatë, sot, ish Miss Shqipëria, ka publikuar një pjesëz të klipit të saj. Duke gjykuar vetëm nga ky fragment i këngës, jemi të bindur që publikimi zyrtar i saj do të rezultojë një sukses i vërtetë.