Amine Gulse dhe Mesut Ozil zgjedhin vendin përrallor për muajin e mjaltit

Showbiz

Më 7 qershor, Amine Gulse dhe Mesut Ozil kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni martesore e cila pritet të jetë madhështore. Tashmë, mediat kanë nisur të shpërndajnë lajmin e muajit të tyre të mjaltit. Një nga destinacionet e përfolura është Maldive, vend përrallor i cili do të mirëpresë çiftin e njohur.
Dasma e Amine dhe Mesut pritet të jetë dasma e vitit. Thuhet se në të do të ketë shumë të ftuar, kryesisht miq dhe familjarë të çiftit.