Bebe Rexha jep një mesazh të fortë: “Ja si duket vërtetë një vajzë në Instagram pa fotoshop!”

Showbiz

Bebe Rexha këngëtarja me origjinë shqiptare është një ndër këngëtaret më të njohurat në botë dhe jo vetëm për shkak të talentit të saj, por dhe për shkak të formave trupore. Bebe nuk heq dorë nga lufta e saj kundër paragjykimeve të trupit. Ajo publikoi pak orë më parë një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet me bikini dhe bashkangjitur fotos jep një mesazh të fortë.


“Ndoshta duhet t’i bëja ‘photoshop’ barkut që të dukej i sheshtë. Këmbët e mia që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet të bëja veten më të gjatë dhe të rregulloja këmbët, por nuk e bëra. Shoqëria të bën të ndryshosh. Ja si duket një grua pa ‘photoshop’ në ‘Instagram’”, shkruan Bebe. Përpos mesazhit të saj nuk kanë munguar komentet nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë mbështetur plotësisht.