Angela Merkel, një fanse e Eleni Foureira

Showbiz

angekelni

Kënga “Fuego” e Eleni Foureira ishte nga më të suksesshmet e këtij viti në “Eurovision”. Ajo arriti që t’i sigurojë Qipros vendin e dytë, rekordin më të lartë që ky shtet ka arritur ndonjëherë në festivalin europian. Performanca ritmike e këngëtares shqiptare është kthyer në hit dhe ajo po dëgjohet kudo. E një fanse e Elenit, duket të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Merkel ka thënë duke qeshur se preferon këngën “Fuego”.