Ozcan Deniz do ju bëj të përloteni me këtë dedikim kushtuar djalit të tij të porsalindur

Nusja nga Stambolli

ozncadjali

Ozcan Deniz, aktori i njohur nga “Nusja nga Stambolli” ka ndarë një foto me të gjithë fansat e tij në instagram. Kjo është foto e parë që aktori publikon me djalin e tij të porsalindur. Ozcan ka vendosur të bëjë kështu një ‘dhuratë’ për të gjithë fansat e tij me rastin e ditëlindjes. Deniz feston sot 46 vjetorin e tij.

“Sot është ditëlindja ime por dhurata më e bukur je ti. Sa herë të shoh ndjej se zemra do të më dalë vendit. Nuk do të them se kjo nuk është një botë e vështirë, por unë do të jem i fortë për ty dhe i durueshëm. Unë do të mësoj ty të mos heqësh kurrë dorë, t’i duash kafshët dhe natyrën, të duash dijen dhe artin dhe çdo gjë të bukur të jetës. Lutja ime është vetëm për ty. Të dua shumë” – shkruan ndër të tjera Ozcan.

A post shared by Özcan Deniz (@ozcandeniz) on