Anil Altan zbulon projektet e sezonit

Showbiz

Aktori Anil Altan, i njohur gjithashtu për shumicën e publikun shqiptar  edhe si bashkëshorti i aktores Pelin Akil, në intervistën e fundit ka folur për projektin e tij të ardhshëm. Aktori tregoi se bëhet fjalë për një film ku ai do të shfaqet në këtë sezon, ndërsa xhirimet për të tashmë kanë filluar dhe zbuloi se filmi pritet të shfaqet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Duke përmendur edhe bashkëshorten e tij, ai tha se edhe Pelin aktualisht është angazhuar në një projekt dhe po bën prova për rolin e  ardhshëm. Por nuk përfundon gjithçka me projektet e reja, pasi edhe një marrëveshje me një markë të njohur është pjesë e axhendës së tyre të ngarkuar të këtij sezoni.

Pyetjes se kush ishte personi të cilit çifti i ka besuar përkujdesjen e vajzave binjakeve gjatë kohës që nuk ndodheshin pranë tyre, aktori iu përgjigj se askush tjetër nuk mund të kujdesej për to më mirë se sa gjyshërit.