Anxhela Peristeri rrëfen historinë e dashurisë që po jeton prej kohësh!

Showbiz

Fotot e fundit të Anxhela Peristerit me fustan të bardhë për klipin, ushqyen zërat se së shpejti mund të kemi dasmë dhe ku ka zë thonë s’është pa gjë. Për herë të parënë intervistën e saj të fundit, Anxhela rrëfeu se unaza që mban prej kohësh në gisht është një unazë propozimi.

Pak në siklet, pasi nuk e kishte planifikuar të fliste për këtë temë, Anxhela rrëfeu se nuk i kishte shumë qejf dasmat, madje edhe nëse e bënte një të tillë, nuk do të merrej vesh, por kishte plane për bashkëjetese dhe për t’u bërë nënë.
Ajo tha se jetës nuk i dihet, prandaj nuk dëshiron ta bëjë publike.

“Shtatzënia është e vetmja gjë që s’mund të fsheh sepse nuk mund të mbyllen për 9 muaj brenda. E kam dashur gjithmonë, por puna sa në një koncert tek një tjetër nuk më ka lejuar të kemi lidhje të qëndrueshme. Tani që u stabilizova po i thërras mendjes”, tha Anxhela duke folur për planet e mëmësisë.