Melania Trump përfundon papritur në spital!

Showbiz

mel2
Zonja e Parë në SHBA, Melania Trump, i është nënshtruar ditën e djeshme një operacioni. Pavarësisht se shqetësimet e saj shëndetësore nuk janë bërë kurrë publike, duket se ajo vuant nga një tumor beninj në veshkë. Për këtë arsye, Melani është shtruar në mënyrë urgjente në spital, ku më vonë ka kryer dhe ndërhyrjen kirurgjikale. Mjekët janë shprehur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe ajo është jashtë rrezikut. 48 vjeçarja duhet të qëndrojë të paktën një javë e shtruar në spital, për t’u rikuperuar.

mdmdmd

Për gjëndjen e saj ka reaguar gjithashtu presidenti Donald Trump. “Rrugës për në spital, për të parë zonjën tonë të parë të mrekullueshme, Melania. Procedura doli me sukses, ajo është shumë mirë. Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira,” ka shkruajtur ai.

trump tww