Mc Kresha lidhet me Evi Reçin?

Showbiz

kresha evi
Ditën e sotme në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se dy artistët e dashur, Evi Reci dhe MC Kresha janë në një lidhje sentimentale prej 2 vitesh. “Është totalisht e pavërtetë! Me Evi Reçin njihem, jemi takuar dy herë në jetë. Si mund të kesh lidhje disavjeçare me një person që e ke takuar vetëm 2 herë në jetë?”,-u shpreh reperi i suksesshëm. Siç edhe vetë reperi ka zbuluar ky lajm është totalisht i pavërtetë, pra një lidhje mes tij dhe këngëtares nuk ekziston.