Ariana Grande ka një mesazh për fansat në ditën e saj të lindjes

Showbiz

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Ajo ka zgjedhur të postojë një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe veshët e lepurit që tashmë e identifikojnë. Bashkangjitur fotos ajo falenderon fansat e saj dhe shkruan; – “Një vit më shumë iku dhe kjo vajzë vazhdon të mbajë veshë lepuri në kokë. Ju falenderoj për urimet, jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq pozitivë. E ndërrova veshjen menjëherë pasi shkrepa fotot dhe u riktheva tek bluzat e mia”.