Çifti i famshëm martohet në fund të 2019-s

Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom kohët e fundit janë përfolur shumë për planet e dasmës. Mesa duket këngëtarja 34-vjeçare dhe aktori 42-vjeçar do të lidhin kurorë në fund të vitit. Katy dhe Orlando, të cilët u fejuan në Ditën e Shën Valentinit me një unazë të bukur diamanti me lule, do të organizojnë një martesë të vogël dhe intime.

“Ata kanë punësuar një planifikues dasmash për të finalizuar të gjitha detajet e dasmës. Katy duket sikur e ka marrë situatën nën kontroll, por edhe Orlando po aktivizohet. Nuk janë të stresuar për këtë gjë. Do të jetë një festë e këndshme me familjarët dhe miqtë”, thonë disa burime pranë çiftit.

MONTE-CARLO, MONACO – SEPTEMBER 26: Orlando Bloom and Katy Perry attend the Gala for the Global Ocean hosted by H.S.H. Prince Albert II of Monaco at Opera of Monte-Carlo on September 26, 2018 in Monte-Carlo, Monaco. (Photo by Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/ Getty Images)