Ariana Grande qënka fansja më e zjarrtë e vajzave shqiptare…

Showbiz

ariana fans
Këngëtarja e njohur Ariana Grande, duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzat shqiptare. Edhe pse vetë këngëtaret shqiptare janë tepër të suksesshme tashmë në tregun ndërkombëtar muzikor, gjithsesi veprimin e Arianës nuk e ka bërë çdo VIP le të themi. Nëse bëni një “kontroll” të vogël në Instagramin e saj, do të shihni se Ariana ndjek pikërisht vajzat të cilat na kanë bërë aq krenarë.

dua ar

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe jo vetëm! Një ndër mikeshat më të mira të Arianës, është pikërisht një vajzë shqiptare, e cila po përgatitet për të bërë debutimin e saj në tregun ndërkombëtar muzikor, e quajtur Njomza.

bebe ari

Para pak kohësh, në media u përfol gjatë që Ariana zëvendësoi unazën e fejesës të ish-partnerit të saj, me një unazë të re. Ajo unazë që mbante Ariana, ishte gjithashtu një dhuratë e këngëtares për dy mikeshat e saj të ngushta, Njomzën dhe një mikeshë fëmijërie.

rita ari

Ndoshta fakti që Ariana Grande është me origjinë italiane, mund të ketë ndikuar për t’i njohur më shpejtë se artistët e tjerë talentet shqiptare. Megjithatë, cilado qoftë arsyeja, ne sigurisht jemi mjaft të lumtur që vajzat shqiptare gëzojnë mbështetjen e saj.

njomza ari 46698325 2296394843916579 827713036289572864 n