Moti për ditën e mërkurë, 28 nëntor 2018!

Moti

28mtnt
Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe shira të izoluar, më të dukshme në zonat veriore dhe ekstremin Jugor. Duke filluar nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike pothuajse në të gjithë vendin. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me vranësira të shpeshta. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që mëngjesi të ulet deri -1 °C dhe mesdita të arrije deri në 17°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det krijohet dallgëzim 2 ballë.