Ariana Grande shfaqet për herë të parë në publik, një vit pas tragjedisë në Manchester!

Showbiz

ariana grande
Akti terrorist i 22 majit të vitit të kaluar, gjatë një koncerti të Ariana Grandes në Manchester, rezultoi fatal për 22 persona. Këngëtarja 24-vjeçare e përjetoi këtë ngjarje shumë keq, madje ajo vendosi t’u kushtonte një këngë të gjithë viktimave. ‘No tears left to cry’ është kënga më e fundit e Ariana Grandes që lëshon mesazhe shumë të forta kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së paqes. Pavarësisht se Ariana realizoi këngën, nuk kishte dal ende në një program televiziv.

ariana

Për herë të parë pas rreth një viti nga kjo ngjarje, Grande, u shfaq në emisonin ‘The Tongiht Show with Jimmy Fallon’. Drejtuesi i programit e falenderoi pa masë këngëtaren që mori guximin dhe u tregua e fortë që më në fund të përballej me publikun. Edhe pse dukej ende e lënduar e aq më tepër kur i kujtohet ajo ngjarje, Ariana, ia doli mbanë shumë mirë. Përveçse realizoi intervistën, ajo arriti të performonte dhe këngën në nder të viktimave.