Rita Ora feston ditëlindjen e motrës, me vallen që kërcejmë të gjithë!

Showbiz

rita elena
Ditën e djeshme, Elena Ora festoi 30 vjetorin. Ajo organizoi një darkë me familjen dhe miqtë e ngushtë. Ishte menduar të ishte një festim i qetë, por kjo derisa në sfond u dëgjuan vallet shqiptare. Rita Ora nuk ngurroi, por filloi të kërcejë mbi tavolinë me këngët shqiptare.

rs 634x1024 151123124659 634 rita ora elena ora british fashion awards 112315

Ajo ishte shumë entuziaste, dhe më pas ju bashkuan dhe e motra me vajzat e tjera. Të mos kërcesh nën ritmet e muzikës shqiptare është thuajse e pamundur, dhe këto video janë një tjetër provë. Zbathur me plot energji… njësoj si në çdo festim tipik shqiptar. Rita Ora vazhdon të përfaqësojë krenare origjinën e saj dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq për këtë fakt.