Arsyeja e arrestimit të Aleksandër Gjokës

Showbiz

Ai është pa diskutim një nga artistët më të dashur shqiptarë, një ikonë e muzikës rock që na ka bërë të këndojmë e kërcejmë me hitet e tij ndër vite, por duket se fama nuk e ka mbajtur dot Aleksandër Gjoka larg telasheve. Ditën e djeshme ai është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Burime bëjnë me dije se këngëtari ishte aq i dehur saqë ka rrëzuar të gjitha konet e ngritura nga patrulla e komisariatit numër 4 të kryeqytetit. Pasi i është bërë testi i alkoolit, 60-vjeçari u prangos më pas nga efektivët e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”