Arti shqiptar në zi: Ndahet nga jeta kompozitori i shquar!

Showbiz

rip
Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta kompozitori shqiptar Kozma Lara, në moshën 89 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhëne akademiku Vaso Tole, teksa ka ndarë me miq e të njohur lajmin e dhimbshëm.Kozma Lara lindi më 4 Janar 1930 në Durrës, është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

koza lara 123 770x433

Postimi i Vaso Toles
Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932 – 2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00 – 12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë!