Këto do jenë surprizat e motit në vazhdim!

Moti

moti java 3

Java e tretë e janarit është shoqëruar nga mot i ftohtë dhe kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Por dita e premte ka nisur me shira të dobët në shumicën e qarqeve që do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.Siç mësohet nga IGJEUM, në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare edhe gjatë ditës së shtunë. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër). Në zonat veriore, reshjet do të jenë në formë dëbore, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m. Edhe gjatë ditës së diel, moti do të jetë ime vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në perëndim të vendit. Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 6 °C