Aurela publikon foton e rrallë përkrahë shokut të ngushtë…

Showbiz

aurela 23
Aurela Gaçe ka publikuar pak orë më parë një foto krah mikut të saj, këngëtarit Dashnor Diko. Shpesh herë këngëtarja e njohur ka vënë theksin tek miqësia e ngushtë që ka me të, por me këtë foto na tregoi edhe njëherë se zanafilla e shoqërisë qenka e hershme.

DASHNOIDHEAURTELA5 620x465

Foto që ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’ është shkrepur përpara në 1995-ën në prapaskenë.Aurela ka zgjedhur të kujtojë krahas fotos një nga bisedat që shkëmbenin me njëri-tjetrin. “Tani, ose unë si ndahem Dashnorit, ose ai nuk më ndahet mua, se s’ka shpjegim tjetër. O Nori, e mban mend si më thoshe atëherë? -Po të ngacmoi njeri, tregoji Dashnorit”,-shkruan ajo.

Screenshot 50 4