Brenda vilës luksoze të Zaiminës, këngëtarja tregon super shtëpinë ku jeton me Klodin dhe vajzën e tyre

Showbiz

amina

Ata janë gjithmonë të pranishëm në ekran, në koncerte dhe evente të ndryshme, por si është në të vërtetë jeta e personazheve të njohura të showbizit? Me siguri kjo është një nga ato pyetje që mund ta keni çuar të paktën një herë të vetme në mendje, ndonëse me praninë e rrjete sociale mund të zbulojmë një pjesë të privatësisë që e mbajnë aq shumë për vete. Pak muaj më parë do të ishin Alketa Vejsiu dhe Ermal Mamaqi, të parët që do të lëshonin ‘’pe’’ nga privatësia e tyre duke zbuluar ambientet e brendshme të shtëpive respektive. E shembullin e tyre ka vendosur ta ndjekë edhe Zaimina Vasjari. Ish-miss Shqipëria ka ndarë ditën e sotme disa fotografi nga vila e saj e përfunduar dhe duhet ta pranojmë që është një mrekulli e vërtetë.Sigurisht që shtëpisë nuk mund t’i mungonte as pishina, ku nënë e bijë, së bashku edhe me babi Klodin, zgjedhin të shijojnë këto ditë të nxehta vere si dhe të marrin sa më shumë vitaminë D.

zaicasa

Por përveç, stilit të shtëpisë të gjithëve na ka bërë përshtypje sa është rritur Khloe, vajza e parë e këngëtares,e cila tashmë qëndron e vetme mbi kamerdaren në formë njëbrirëshi. Ta gëzosh shtëpinë Zaimina. Meqë nuk vijmë dot për vizitë, të paktën ta bëmë qokën me këto fjalë.

babyzai