Baba për herë të parë; flet Mc Kresha

Showbiz

Mc Kresha do të bëhet baba së shpejti. Reperi nuk ka konfirmuar gjë duke iu referuar faktit se prej kohësh e mban tepër sekrete jetën private. Megjithatë në një emision, Kresha u pyet në lidhje me të rejat e fundit. Ai u përpoq t’i bënte bisht pyetjes dhe doli atje ku ndoshta nuk donte të dilte.

“Unë jam 35 vjeç dhe besoj se e kam shtyrë goxha fort martesën. Mendoj që martesa, krijimi i familjes është një cikël, të cilin secili prej nesh e pret. Fatkeqësisht unë e kam shtyrë goxha fort. Realisht duhej të isha martuar goxha më herët,” tha Kresha.

Në përpjekje për të mos folur për faktin që do të bëhet baba, ai vazhdoi më tej duke u ndalur, pa qenë nevoja, te problemet demografike përsa i përket lindjeve në popullsinë e Kosovës. Teksa përpiqej të mos përgjigjej specifikisht për të rejat e fundit në jetën e tij, reperi tha vetëm: “Secili prej nesh e ka detyrim natyror të martohet e të shtohet.”

Presim ende një konfirmim përfundimtar për këtë gjë, edhe pse ne mendojmë se së shpejti do e shohim atë baba.