Barack Obama na tregon cilat janë këngët e tij të preferuara këtë verë; Mes tyre edhe një shqiptare

Showbiz

Ish-presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka treguar shpeshherë shijet e tij muzikore. Edhe kësaj here ai ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Twitter’ listën e preferuar të këngëve gjatë muajve të fundit.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, ka shkruar Obama në një postim në ‘Twitter’.

Midis emrave të njohur ka dalluar dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa me këngën “Un Dia” në bashkëpunim J Balvin.