Beatrix Ramosaj përkujton të atin e ndjerë me fjalët prekëse!

Showbiz

Beatrix Ramosaj i ka prekur të gjithë ndjekësit e saj me postimin e pak orëve më parë në ‘Instagram’. Dita e sotme përkon me ditëlindjen e babait të saj, i cili është ndarë nga jeta prej kohësh. Krahas një fotoje të vjetër, ku këngëtarja e njohur shfaqet me të atin, në moshë fare të vogël, ajo shkruan një urim.

“Gëzuar ditëlindjen babush. Uroj të jesh duke festuar sa më bukur me engjëjt atje lart. Na mungon çdo ditë. Çfarë shpirti i bukur ishe. Parajsa është e bekuar që të ka atje lart bab”,-shkruan Beatrix.