Bebe Rexha dhe Dua Lipa të përlotura festojnë arritjen e tyre të madhe!

Showbiz

dua bebe
Dua Lipa dhe Bebe Rexha duken se po jetojnë momentin më të mirë në karrierën e tyre. Ditën e sotme dy këngëtaret shqiptare mësuan se janë nominuar në ‘Grammy Awards’. Të dyja janë nominuar në kategorinë ‘Artisti më i mirë i ri’. Përveç kësaj Dua është nominuar edhe për ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ me këngën e saj ‘Electricity’.

Të emocionuara dhe shumë të lumtura për këtë arritje, këngëtaret shqiptare janë shfaqur të përlotura në rrjete sociale.Ato nuk kanë ngurruar që gëzimin e tyre ta ndajnë me njerëzit më të afërt dhe sigurisht me fansat. Këtë herë ‘Grammy Awards’ do të mbahet në 10 shkurt 2019 në Los Angeles.