Shprehja që përshkruan pushimet e Tunës me Tianin

Showbiz

Këtë verë Tuna zgjodhi të pushojë në Mauritius me djalin e saj Tian, përvojë që e ka quajtur një nga më të bukurat në jetën e saj. Ky udhëtim u bë shkak që të dilnin zëra se ajo dhe Patrisi janë ndarë, por Tuna i hodhi poshtë këto zëra, pasi ajo e kishte shoqëruesin e saj për pushime, Tianin e vogël dhe së bashku i kanë shijuar në maksimum, pasi siç thotë ajo në postimin e fundit, mes tyre ka një lidhje unike.


Përmes një fotoje relaksuese në një vaskë, ajo shkruan se “Nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë ndonjë gjë me speciale se dashuria mes nënës dhe djalit”. Ajo ka vendosur të shijojë në maksimum kohën me të birin, pasi vitet ikin shpejt dhe s’do të ketë më aq kohë sa sot për të kaluar të dy së bashku.