E pabesueshme! Kivanc Tatlitug merr 5 milionë lira turke për një bluzë?

Showbiz

Përveçse aktor shumë i mirë, Kivanç e ka nisur karrierën televizive si model. Ai ka qenë imazh në një kompani veshjesh rreth 10 vite më parë dhe tani ka vendosur të përfshihet përsëri në një projekt të tillë.

Paguhet plot 5 milionë lira turke për një bluzë që mban veshur! Mund t’ju duket shifër e pabesueshme, por ja që imazhi i Kivanc është një nga më influencuesit në Turqi. Jo më kot ka mbajtur për disa vite edhe vendin e parë në renditjen e aktorëve më simpatik turq!