Vetëm Aurela Gaçe mund ta bëjë këtë një ditë para koncertit!

Showbiz

Aurela Gaçe dha koncert recital në amfiteatrin e liqenit dhe të gjithë ju mendoni se relaksohet e bën vokalica përpara, por jo. Ja si e përshkruan ajo situatën një ditë para koncertit:
“Dita nisi me orën me zile…sistemim fëmijësh nëpër shkolla e kopshte…një orë gjumë prapë dhe tani gati për një ditë shumë të gjatë që na pret. Deri orëve të mëngjesit me foni e ndriçim, trupën e baletit e shumë të tjera…prova gjenerale për koncertin nesër”, ka shkruar Aurela në një video. Dhe këtë video nuk e ka bërë ulur nga ndonjë kolltuk, por duke bërë kardio sepse siç e dimë, Aurela nuk rri dot pa palestër. Dhe na tregoi edhe njëherë se njeriu, kur do, ka kohë për gjithçka.