Bebe Rexha guxoi të thotë atë që të gjithë mendojmë: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max le të bashkojnë fuqitë!

Showbiz

bebe girls
Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën dhe duket se e vetmja që mund t’i bashkojë është Bebe Rexha. Këngëtarja me origjinë nga Dibra ruan marrëdhënie shumë të mira me të dyja vajzat dhe dëshiron që t’i bashkojë në një projekt muzikor.

51141404 446779709192373 4011969895116832768 n

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ Bebe ka shkruar se dëshiron të bashkëpunojë më Dua Lipën, Rita Orën dhe këngëtaren që po bëhet së fundmi e njohur Ava Max. “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, shkruan 29-vjeçarja duke e shoqëruar postimin me ikonat e ngjyrave kuq e zi.Nga të përmendurat në postim reagoi vetëm Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi.