Zaimina ndan të gjitha emocionet e vitit të parë me Khloen, përmes videos të veçantë!

Showbiz

zai khloe
Sot një vit më parë këngëtarja seksi, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Nga historia shumëvjeçare e dashurisë me partnerin e saj Klodi, ajo solli në jetë vogëlushen, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.Emocionet që ka përjetuar përgjatë këtij vit të mbushur me dashuri, Zaimina i ka ndarë me publikun nëpërmjet një videoje me foto dhe dedikime.

Në sfond dëgjohet kënga e “You Are The Reason” e kënduar nga Calum Scott. “Uroj që fytyra jote e bukur të jetë e mbushur plot me gëzim dhe zemra e mbushur vetëm me dashuri të përjetshme. Mezi po pres të të surprizoj çdo 29 janar. Ditëlindja e parë e vogëlushes së ëndrrave të mia, Khloe”,- shkruan Zaimina krahas videos. Zaimina zbuloi se në ditëlindjen e parë të Khloes dëshiron të festojë vetëm me njerëzit e saj të afërt.