Bebe Rexha, konkurrente në “The Voice”?

Showbiz

ijiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Tashmë ajo është një këngëtare e mirënjohur në të gjithë botën. Bebe Rexha është padyshim një nga zërat shqiptar më të famshëm të muzikës ndërkombëtare. Gjithnjë, e më shumë këngët e saj po arrijnë suksesin e merituar.
Mirëpo, një postim i këngëtares në rrjetin social Instagram, ka bërë që shumë prej fansave të mendojnë se këngëtarja do të nisë një rrugëtim në “The Voice”. Megjithatë, shumë shpejt ky lajm është sqaruar: Bebe Rexha do të performojë në “The Voice of Holland” disa nga këngët e saj më të njohura si “I got You”, “In The Name of Love” dhe “Hey Mama”.
Presim me padurim performancat e saj, të cilat me siguri do të jenë mjaft të veçanta.