Belen rikthehet tek Fabrizio Corona, këtë herë live në Tv!

Showbiz

rodr bel
Historia e Fabrizio Corona-s me argjentinasen Belen Rodriguez është ndër më të përfolurat e showbiz-it italian. Edhe pse çifti ka disa vite që janë ndarë, janë shprehur se kanë mbetur miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Madje, sapo Corona doli nga burgu, ata u fotografuan duke hyrë në një hotel, por sipas tyre u takuan vetëm në restorantin e hotelit për të biseduar si dy miq të mirë.

 640 0 5bcf4f77d8afd

Belen dhe Corona kanë qenë të ftuar në “Maurizio Costanzo Show”.Corona i afrohet Belen-it për ta ftuar të kërcejnë së bashku dhe teksa bëjnë një kërcim sensual, ai e puth në qafë. Tani që të dy janë beqarë nuk është çudi që të ribashkohen. Për më tepër që para disa javësh, i ftuar në emisionin “Verissimo”, Corona është shprehur se Nina Moric (nëna e djalit të tij) dhe Belen Rodriguez kanë qenë të vetmet gra që ka dashur në jetën e tij.