Çudirat e Hollywood-it: Audicion për t’u lidhur me Tom Cruise?

Showbiz

tom cruise
Femrat mbajnë radhë dhe konkurrojnë me njëra-tjetrën për t’u lidhur me meshkuj të bukur si Tom Cruise.Këtë gjë ka bërë edhe aktorja seksi Scarlett Johansson, sipas Brendan Tighe, një ish-shkencëtar, i cili e ka akuzuar aktoren e ‘Avengers’ se ka qenë në listën e femrave që kanë bërë audicion për t’u shoqëruar me Tom Cruise pas ndarjes së tij nga Nicole Kidman.

scarlet

Por aktorja bukuroshe e ka mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur duke thënë për “Hollywood Reporter” se ‘vetëm dikush si Brendan Tighe do të dilte me një ide kaq të çmendur’. “Thjesht idea e çdokujt që bën audicion për t’u lidhur me dikë është kaq poshtëruese. Unë refuzoj që kushdo të shpërndajë idenë se mua më mungon integriteti për t’i zgjedhur vetë lidhjet e mia”, u shpreh ajo.Tighe tha se kishte gjetur raporte të femrave që kishin bërë audicion për të qenë në një lidhje me aktorin, njëra prej të cilave ishte edhe Johansson.

tighe