U akuzua për kopje! Drake kërcen në koncertin e Kanye West

Showbiz

651fddca9cdbaf605c3c839fef7c93af L

Kanye West dhe Drake përveç se dy repera shumë të suksesshëm, janë edhe miq të mirë, por kjo nuk do të thotë që nëse do e kopjosh, Kanye do bëjë sikur nuk shikon. Të gjithë e mbajmë mend kur bashkëshorti i Kim Kardashian në një nga koncertet e tij për Saint Pablo Tour, akuzoi në mënyrë indirekte Drizzy-n, se e ka kopjuar lidhur me performancëm me skenën që “fluturon” mbi fansat. Epo mesa duket Drake nuk dëgjon nga ai vesh, dhe së fundmi është parë në koncertin e  Kanye në Los Angeles, ku me siguri ka preferuar ta shikojë nga afër skenën e shumëpërfolur. Reperi nga Toronto, i cili supozohet që do të bashkëpunojë me West për një album të ri, vendosi ta shikonte shfaqjen nga një ballkon, domosdo pamja është më e bukur nga aty. Fansat e filmuan atë teksa kërcente hitet “Stronger” dhe “Good Life”.