Belen Rodriguez pranon publikisht operacionet plastike…

Showbiz

rodr bel
Padyshim që është një nga moderatoret më seksi të ekranit italian.Belen Rodriguez, së fundmi në një intervistë për magazinën “Chi” ka rrëfyer shumë të pathëna për veten.
Thashethemet dhe mediet rozë nuk e kanë lënë asnjëherë të qetë bukuroshe duke thënë se ka kryer disa operacione plastike, fakt ky që mesa duket nuk përbën aspak një problem për Belen.

belen
“Vite më parë bëra gjokset, sepse rashë në peshë 8 kilogramë dhe thuajse m’u zhdukën. Kam bërë edhe ndonjë shpim me gjilpërë (puntuakturë), edhe pse s’kam ndërmend ta përsëris. Kur të vijë koha do të bëj edhe një tërheqje fytyre (lifting)”, është shprehur Belen.