Ben Affleck del nga qendra e rehabilitimit dhe shfaqet në publik!

Showbiz

ben affleck
Përpara një muaji, aktori i njohur u regjistrua në një qendër rehabilitimi për të luftuar varësinë e tij ndaj alkoolit. Ka qenë pikërisht ish bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, e cila e ka shoqëruar dhe e ka ndihmuar atë në këtë periudhë të vështirë.Duket se trajtimet që ka marrë, kanë bërë efekt.Ben është fotografuar ditën e djeshme në publik dhe ngjante shumë më mirë.

 640 0 5bb3126ee8715

46 vjeçari tashmë është në formë të mirë si dhe po mban një regjim strikt.GJithësesi, beteja e tij me alkoolin nuk ka përfunduar ende, por të gjithë personat e tij të afërt janë duke e ndihmuar që ta kalojë këtë periudhë. Aktualisht, ai po punon në një film të ri, i cili do bëhet publik vitin e ardhshëm. Kujtojmë se pas shtrimit në qendër rehabilitimi, Ben e humbi rolin e tij si Batman.

 640 0 5bb3127029698