Fahriye Evcen i ndalon Burak Ozcivit të përdorë… parfum!

Dashuri e pafund

fahriye parfm
Çifti i cili janë martuar vitin e kaluar dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, kanë vendosur të “rishikojnë” rregullat e tyre të bashkëjetesës. Fahriye tashmë është gati 3 muajshe shtatzënë dhe ka filluar të ketë ato kërkesat e veçanta që mund të ketë çdo femër gjatë kësaj periudhe. Si duket, për shkak të përzierjeve nga shtatzënia, ajo nuk i duron dot aromat e veçanta.

burakozcivit fahriye37 300x298

Fahriye është tepër e ndjeshme ndaj aromërave dhe për këtë arsye, e ka ndaluar aktorin e njohur të përdorë deodorant apo parfum.Ky është një nga rregullat që tashmë askush nuk guxon ta shkelë në shtëpinë e tyre, pasi Fahriye e ndjen menjëherë dhe i shkakton përzierje.Pra, asnjë deodorant dhe parfum për Burak të paktën edhe për 6 muaj të tjerë deri sa të lindë bebi i tyre.