Beren Saat bën urimin më komik dhe njëkohësisht më domethënës për personin e shtrenjtë!

Showbiz

Aktorja e njohur së fundmi i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla, një prej personave më të afërt në jetën e saj. Këtë herë, nuk bëhet fjalë për ndonjë familjar, por për mikeshën e saj të ngushtë. Ajo ka postuar një foto komike, ku dy vajzat le të themi nuk duken në gjendjen e tyre më të mirë. Megjithatë, shkrimi bashkangjitur fotos dhe sportiviteti i tyre në foto, e ka bërë këtë moment tepër të ëmbël për ndjekësit.

“Gëzuar ditëlindjes Rez! Faleminderit për qëndrueshmërinë tënde në jetën time dhe për miqësinë e pakushtëzuar përgjatë këtyre viteve. Gjithmonë në krahë të njëra tjetrës. Nëse kemi shëndetin, mund të zgjidhim çdo gjë tjetër bashkë në jetë. Jam e lumtur që të kam pjesë të jetës time,” ka shkruajtur aktorja.