Besa Kokëdhima publikon foton e pazakontë nga spitali!

Showbiz

besa sp
Një foto e pazakontë është publikuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima vetëm pak minuta më parë. Me anë të një ‘InstaStory’ ajo ka rrëfyer se e ka kaluar mbrëmjen në spital.

53184611 1036062966583439 2305537323506335744 n

“E kalova natën në spital për shkak të komplikimeve të gripit. Tani e kam kuptuar pse i duan infermierët shqiptarë në Europë. Ata nuk mundën ta merrnin gjakun tim pa ma sakatuar krahun”,-shkruan Besa.Në foto duket qartë dëmtimi në krahun e këngëtares nga shpimet e shpeshta. Këtë herë Besa ishte jashtë Shqipërisë kur pati probleme me shëndetin, jo më kot ajo shpreh qartë pakënaqësinë për shërbimin që i kanë bërë. Rëndësi ka që tashmë këngëtarja po e merr veten dhe gjendja e saj nuk është më aq e rëndë.