Bleona më në fund ka gati librin e famshëm të skandaleve…

Showbiz

bleona1
Disa vite më parë, Bleona Qereti, paralajmëroi se do të publikonte një libër për jetën e saj dhe se brenda tij do të kishte disa emra që do të surprizonin gjithë publikun. Në fakt një pjesë e madhe ishin shumë skeptikë se ky libër nuk do ta gjente asnjëherë dritën e publikimit, por Bleona sapo vërtetoi të kundërtën. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi përmes të cilës ka dhënë lajmin se do të dalë shumë shpejt edhe libri i shumëpërfolur.

A post shared by Bleona (@bleona) on

“Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion… shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, – ka shkruar Belona. Pas këtyre fjalëve është e sigurtë që ky libër do të shkaktojë shumë reagime, megjithatë deri atëherë na duhet të presim dhe të zbulojmë çdo sekret të Bleonës.