Blerja e parë si çift: Justin dhe Hailey zbulojnë apartamentin ku do jetojnë!

Showbiz

justin hai shpi
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duket se kanë vendosur të marrin një hap tjetër të rëndësishëm për jetën e tyre. Pas fejesës që bëri shumë bujë në media ata do të fillojnë bashkëjetesën në një shtëpinë superluksoze. Vila ndodhet në Ontario dhe ka kushtuar plot 3.1 milionë dollarë.

shpi2

Pamjet e saj janë mbresëlënëse duke filluar nga ambienti i jashtëm ku ndodhet ferma e kuajve dhe deri tek dhoma ku do të flejë çifti. Përtej dritares shihen brigjet e liqenit të Puslinch, i cili i jep edhe më shumë madhështi. Brenda në folezën e tyre të dashurisë, Justin dhe Hailey janë kujdesur të plotësojnë çdo kusht të tyrin duke përfshirë palestrën dhe dhomën e kinemasë.

shpi1

shpi3