Bruce Willis mohon të ketë shitur ngjashmërinë e tij për krijimin e një ‘binjaku’ nga Deepfake

Showbiz

Vetëm pak ditë më parë mediat botërore prestigjoze raportuan se një marrëveshje ishte arritur midis yllit të hollivudit Bruce Willis dhe kompanisë Deepcake. Pikërisht javën e kaluar, u raportua gjerësisht se Willis, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, ia kishte shitur të drejtat për fytyrën e tij një kompanie të quajtur ‘Deepcake’.

Megjithatë, një zëdhënës i tij raportoi se ai nuk kishte partneritet apo marrëveshje të tillë . Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars të këtij viti, pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur. Deepcake përdor inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë e të mësuarit të makinerive për të krijuar video realiste – shpesh të të famshmëve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë lojën.“Bruce Willis është bërë ylli i parë i Hollywoodit që ka shitur të drejtat e tij për të lejuar krijimin e një ‘binjaku digjital’ për t’u përdorur në ekran”, shkruhej në disa artikuj. Por, duket se nuk është kështu.

E vërteta është se një “deepfake” i Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar. Teknologjia e përdorur në reklamë u krijua nga ‘Deepcake’, e cila e përshkruan veten si një kompani e AI e specializuar në falsifikime të thella. Nga ana e saj kjo kompani kishte raportuar se kishte bashkëpunuar me ekipin e Willis për realizimin e një reklame.