SIMONE INZAGHI, TRAJNERI I INTERIT:

Sport

“Përballë do të kemi një prej skuadrave më të mira në Europë. Barcelona është një grup i kompletuar në të gjitha repartet. Së bashku me Bayern Munich dhe Manchester Cityn, ata luajmë futbollin më të mirë në Europë. Barcelona është një skuadër mjeshtërore në qarkullimin e topit. Ata dinë si të sillen në fushë, qoftë kur janë nën kontrollin e topit, apo edhe kur nuk e kanë atë. Pa llogaritur këtu që në përbërje kanë edhe një sulmues sikurse është Leëandoëski, i cili është madhështoer. Mirëpo nga ana tjetër, kjo është një mundësi shumë e mirë për ne. Ne jemi Inter dhe kualifikimi mbetet i hapur. Sonte duhet të luajmë një ndeshje, në të cilën duhet të tregohemi mjaft agresivë dhe të përkushtuar në fushë.

Kemi analizuar ndeshjen kundër Romës dhe do përpiqemi që të mos biem në përsëritje ndaj Barcelonës. E dimë se nuk po kalojmë një moment të mirë sa i përket rezultateve. Të shtunën zhvilluam një ndeshje të mirë, nga e cila meritonim të merrnim më tepër.A i trembem shkarkimit? Trajnerët gjithmonë janë të varur nga rezultatet. Në momentin kur diçka nuk shkon, i pari që merr përgjegjësi është pikërisht trajneri. Pjesë e një situate të tillë jam edhe unë.

Asllani? Ndaj Romës, ai zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Do të shohim se ç’do të ndodhë, por ai është gati për të luajtur sonte.”